Interi turpërohet në shtëpi nga Cagliari, Milani barazon sërish

Interi turpërohet në shtëpi nga Cagliari, Milani barazon sërish

Interi turpërohet në shtëpi nga Cagliari, Milani barazon sërishZikaltrit e Interit janë mposhtur brenda në “San Siro” me rezultatin 1-4 nga Cagliari duke marrë një rezultat totalisht zhgënjyes. Skuadra e Mazzarit turpërohet nga Cagliari duke u mposhtur në shtë pi me një rezultat surprizë. Miqtë e nisën mirë ndehsjen duke gjetur golin që në minutën e 10 me Sau, por Interi barazoi pas 8 minutash me Osvaldon

Kartoni i kuq i Nagatomos në minutën e 27-të prishi balancat dhe pas dy minutash Cagliaritanët gjetën edhe golin e dytë me autor Ekdal. Sërish Ekdal gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera në pjesën e parë (34, 44) duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në shifrat 1-4 dhe duke shokuar Interin brenda në “Gizuepe Meazza”

Në ndeshjen tjetër, kuqezinjtë e Inzaghit nuk marrin më shumë se një barazim përballë Cesenas në stadiumin “Dino Manuzzi”. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 10 me autor Succi, ndërsa Milani u kundërpëgjigj pas 9 minutash me golin e Adil Rami duke i çuar skuadrat në pushimin mes pjesëve në barazim 1-1.

Pjesa e dytë nisi me Milanin në kërkim të golit të fitores, por vendasit rrezikuan disa herë me kundërsulmet. Nga një i tillë erdhi edhe kartoni i kuq për Zapatan në minutën e 73 të takimit. Edhe pse me 10 lojtarë Milani e kërkoi me ngulm golin e fitores por nuk e ka arritur dot pasi mbrojtja e Cesenës ishte në një ditë mjaft të mirë.