f1_08-dy-ndeshje-jpg1352403639

Ibrahimoviq dënohet me dy ndeshje moslojë

comprar viagra femenina paginas seguras. Reprezentuesi suedez në klubin parisien PSG ka marrë një karton të kuq në minutën e 70-të të lojës pasi ka goditur me këmbë ‘paqëllimshëm’ portierin e ekipit kundërshtar.

Presidenti i ligës franceze, Pascal Garibian tha se dënimi i Zllatan Ibrahimoviqit është bazuar në supozimin se përplasja me portierin ishte e rastësishme.

“Është vlerësuar se gabimi i tij ishte i paqëllimtë. Përndryshe, po të shkonte të godiste portierin e ekipit kundërshtar edhe dënimi do të kishte qenë ndryshe”, tha Garibian.

Sulmuesi 31-vjeçar ka shënuar 10 gola në këtë sezon për parisienët, dhe sipas trajnerit  Carlo Ancelotti, ai është njëri ndër lojtarët më meritor pse ‘shenjtorët’ ndodhen në vendin e parë me 22 pikë nga 11 ndeshje.

Ibrahimoviq do të humbasë ndeshjen e kësaj fundjave si mysafir kundër kampionëve aktual të Francës, Montpellier, dhe atë me Rennnes, më 17 nëntor në Paris.