Fyle: Maqedonia të nisë negociatat me BE-në

Fyle: Maqedonia të nisë negociatat me BE-në

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule, ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Kroaci, se fillimi i negociatave do të përshpejtonte proceset reformuese në Maqedoni.

Sipas tij, marrja e datës për negociata do t’i mundësonte BE-së t’u përkushtohet më thellësisht çështjeve siç është sundimi i së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar në Maqedoni, njofton Zhurnal.

“Duhet të dëshmojmë se perspektiva evropiane e vendit është reale. Besojmë fortë se kalimi i procesit integrues në fazën vijuese do të ruante tempin e reformave.

Vendi (Maqedonia) është e mirëpërgatitur, por negociatat janë të nevojshme që BE-ja t’i përkushtohet sundimit të së drejtës dhe krimit të organizuar. Kalimi në fazën vijuese, do të ndihmonte që reformat të dinamizohen dhe të forcohen marrëdhëniet ndëretnike”, ka deklaruar Fule, duke shtuar se “duhet të mirëmbahen edhe marrëdhëniet e mira ndërqinjësore dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët për kontestin e emrit”.