nba

Fitojnë San Antonio dhe Miami, mposhtet Chicago

Në mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës janë zhvilluar dhjetë ndeshje të NBA. Përmendim suksesin e ri të San Antonios, fitoren e vështirë të Miamit dhe humbjen në shtëpi të Chicagos.

San Antonio Spurs regjistruan fitore prej 110-100 ndaj Utah Jazz, ndërsa më meritorët ishin Tony Parker (24 pikë e 10 asistime) dhe Tim Duncan (19 pikë e 11 kërcime).

Miami Heat me mund të madh fitoi në shtëpi përballë Denver Nuggets, me diferencë prej tri pikësh (119-116).

Ndërkaq, New Orleans Hornets nuk e kanë ndier mungesën e Anthony Davis kundër Chicago Bulls, skuadër të cilën e ka mposhtën në transfertë me rezultat 89-82.