Facebook arrin në 901 milionë përdorues

Facebook arrin në 901 milionë përdorues

Lajmi i fundit i cili është publikuar nga Facebook thotë se rrjeti më i madh social në botë, ka arritur të ketë mbi 900 milionë përdorues aktiv në faqe, saktësisht 901 milionë anëtarë.

Kompania më e përfolur e kohëve të fundit, gjithashtu ka thënë se të hyrat e biznesit të saj janë duke u rritur, pasi që në formën e re financiare në të cilën ka publikuar rezultatet e biznesit për tremujorin e parë të vitit, gjatë të cilit Facebook ka gjeneruar 1.06 miliardë dollarë, krahasuar me 731 sa kishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Megjithatë, ky nuk është lajmi i vetëm i mirë i Facebook. Kjo, pasi që Facebook po parashikon që deri në fillim të muajit gusht, rrjeti social të arrijë në 1 miliardë përdorues aktiv në mbarë botën