Facebook aktivizon animimet GIF

Facebook aktivizon animimet GIF

Facebook aktivizon animimet GIFDeri tani përdoruesit e rrjetit social Facebook nuk kanë pasur kënaqësinë e shprehjes së ndjenjave ose opinioneve nëpërmjet animimeve me lëvizje të formatit GIF.

Kjo për shkak se Facebook-u ka menduar se këto lloj animimesh do të ngarkonin së tepërmi faqen kryesore.

Më në fund kompania ka hequr dorë prej këtij mendimi dhe ka vendosur të bashkëpunojë me Giphy për të lejuar përdoruesit të ndajnë me miqtë e tyre animimet e preferuara.

Si mund t’a përdorni këtë opsion?! Është fare e thjeshtë. Mjafton që përdoruesit të drejtohet në faqen Giphy.com ku mund të kërkojë animimin e përshtashëm dhe më pas ta shpërndajnë linkun e tij në Facebook.

Miqtë do të duhet të klikojnë këtë link për të parë animimin e publikuar. Në rast se do të dëshironit të komentonit diku nëpërmjet një animimi GIF atëherë mjafton të kopjoni URL-në e animimit dhe t’a vendosni atë në fushën e komentit.

Alex Chung, një prej themeluesve të Giphy, është shprehur se është shumëi lumtur për këtë bashkëpunim midis kompanive.

Tashmë jo vetëm përdoruesit do të kenë një mjet më tepër argëtimi, por edhe reklamuesit do tëkenë një format shtesë për mesazhet e tyre të marketingut. (PCWorld Albanian)

– See more at: http://www.pcworld.al/dita-e-shumepritur-erdhi-facebook-aktivizon-animimet-gif/#sthash.OYIXYwAO.dpuf