F1: Mercedes dhe Rosberg dominojnë provat e lira

F1: Mercedes dhe Rosberg dominojnë provat e lira

F1: Mercedes dhe Rosberg dominojnë provat e liraNico Rosberg ka qenë më i shpejti në sesionin e dytë të provave të lira të @mimit të Madh të Malajzisë. Piloti i Mercedes ka regjistruar kohën 1:39.909 duke lënë pas Raikkonen (Ferrari) dhe Vettel (Red Bull) në pistën e Sepangut.

Pas tyre vijnë Hamilton, Alonso, Massa, Ricciardo dhe Button në një sesion ku 12 pilotët e parë janë “grumbulluar” në vetëm 1 sekondë distancë.

Të gjitha skuadrat kanë punuar shumë me gomat në një pistë me temperaturë të lartë asfalti dhe është dhënë përshtypja se Mercedes dhe Williams janë kursyer paksa.

Tjetër sesion i keq për Lotusin: Pastor Maldonado nuk ka dalë fare në pistë ndërsa Romain Grosjean ka pasur probleme mekanike.

Ja të gjitha kohët e provave të lira:

1. Nico Rosberg (Mercedes) 1:39.909
2. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1:39.944
3. Sebastian Vettel (Red Bull-Renault) 1:39.970
4. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:40.051
5. Fernando Alonso (Ferrari) 1:40.103
6. Felipe Massa (Williams-Mercedes) 1:40.112
7. Daniel Ricciardo (Red Bull-Renault) 1:40.276
8. Jenson Button (McLaren-Mercedes) 1:40.628
9. Valtteri Bottas (Williams-Mercedes) 1:40.638
10. Nico Hulkenberg (Force India-Mercedes) 1:40.691
11. Jean-Eric Vergne (Toro Rosso-Renault) 1:40.777
12. Kevin Magnussen (McLaren-Mercedes) 1:41.014
13. Adrian Sutil (Sauber-Ferrari) 1:41.257
14. Daniil Kvyat (Toro Rosso-Renault) 1:41.325
15. Esteban Gutierrez (Sauber-Ferrari) 1:41.407
16. Sergio Perez (Force India-Mercedes) 1:41.671
17. Romain Grosjean (Lotus-Renault) 1:42.531
18. Max Chilton (Marussia-Ferrari) 1:43.638
19. Jules Bianchi (Marussia-Ferrari) 1:43.752
20. Marcus Ericsson (Caterham-Renault) 1:45.752
19. Kamui Kobayashi (Caterham-Renault) pa kohë
21. Pastor Maldonado (Lotus-Renault) pa kohë