Engel: Shqipëria, demokraci në lulëzim. Populli më pro amerikan në botë

Engel: Shqipëria, demokraci në lulëzim. Populli më pro amerikan në botë

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engel, mbështetës i fortë për vite me radhë i çështjeve shiqiptare ka uruar gjithe shqiptaret per festen e Pavaresise.

Me përshëndetjen tradicionale shqip, ‘Gëzuar’, ai mbylli fjalën e tij me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Kongresin amerikan.

Englel tha se që nga dita e shpalljes së pavarësisë nga perandoria otomane 100 vjet më parë, sot Shqipëria është një demokraci në lulëzim, është anëtare e NATO-s.

“Po të kihet parasysh fakti se për rreth gjysmë shekulli Shqipëria ishte diktatura më brutale në gjithë botën, ku populli shqiptar ishte nën propagandën më intensive antiamerikane, populli shqiptar nuk e besoi kurrë atë”- tha ai.
Nga eksperienca ime me çështjet shqiptare, theksoi kongresisti Engel, dua t’ju them se asnjë popull në botë nuk është më pro amerikan se populli shqiptar, qoftë në Shqipëri, Kosovë, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.