Edi Rama: Nishani dorëzoi Presidencën

Edi Rama: Nishani dorëzoi Presidencën

Skepticizmi i socialistëve se Bujar Nishani do të mund të ishte një president mbi palët, sipas opozitës, është tashmë i përligjur pas disa veprimeve të kreut të shtetit gjatë festimeve të 100-vjetorit.

Në një letër që kryetari i opozitës, Edi Rama, i ka dërguar presidentit Nishani pasditen e së enjtes, e bën atë përgjegjës për një zhvillim negativ që Rama e quan të paprecedentë në historinë e institucionit të Presidencës. Që në fillim të letrës, Edi Rama e quan Bujar Nishanin asgjë më shumë se një funksionar partiak.

“Ju fyet kryeqytetin e pavarësisë duke i kthyer Vlorës kurrizin dhe duke rendur drejt Tiranës, pas kryetarit të partisë Suaj. Protokolli
100-Vjetori
Tatuazhet e Pavarësisë
Engell uron në shqip 100-vjetorin
Mediat greke: Berisha irredentist
i këtij shteti që ka barrën t’ju mbajë mbi krye, e përcakton qartë se Ju duhet të ofronit në Vlorë drekën zyrtare, siç kanë bërë tradicionalisht të gjithë paraardhësit Tuaj, të cilët edhe në drekën e djeshme ishin në krah të kryebashkiakut të Vlorës në respekt të traditës e të protokollit. Por Ju e shpërfillët Protokollin e Shtetit dhe ikët nga Vlora pa e kryer detyrën Tuaj si President i Republikës, si për të treguar në fakt se vendi i kreut të shtetit në Shqipëri ka mbetur bosh.”

Në vijim të letrës, Rama thekson se kreu i shtetit mikpriti ceremoninë në Pallatin e Brigadave në mënyrë të pakuptimtë, ndryshe nga paraardhësit e tij, në vënd që ai të ishte folësi i vetëm sipas protokollit, e braktisi atë duke ja lënë hapjen e cereminisë një të huaji. Shqetësim të cilin Rama e shprehu publikisht gjatë ceremonisë.

“Ju s’e bëtë as detyrën e mikpritësit dhe as atë të kreut të shtetit të të gjithë shqiptarëve. I latë të ftuarit t’Ju prisnin më shumë se një orë në këmbë, pa patur as kujdesin t’u paraqisnit paraprakisht përmes protokollit Tuaj një ndjesë të thjeshtë formale, me një arsye çfarëdo për vonesën. Pastaj e shkelët fare kur ia latë foltoren ekskluzive të kreut të shtetit shqiptar një zotërie pa lidhje, ose më saktë një të huaji që ka lidhje vetëm me Partinë Demokratike.”

Sipas kryesocialistit Rama, që të gjitha këto zhvillime kanë një emërues të përshbaktët. Vijueshmërinë e zotit Nishani për të qenë një president lepe-peqe, i atyre që e propozuan dhe e votuan, duke vërtetuar skepticizmin e PS-së se ai do të mund të ishte një president pa kostum partiak. Në këndvështimin e Ramës, veprimet e djeshme të presidentit janë një shpërdorim i paprecedentë i foltores së kreut të shtetit për recitime të miqve të huaj të cilët Rama i cilëson si të ftuar të PD-së.

“Ishte si shpallje publike ceremoniale e dorëzimit të institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë në duart e partisë në pushtet. Ju dje zoti Nishani na dhatë formalisht provën e drejtësisë së vendimit tonë, për të mos Ju votuar si President të Republikës për shkak se ishit dhe mbeteni tërësisht i papërshtatshëm për detyrën e lartë. Fakti që Ju s’jeni në gjendje të silleni si kryetar i këtij shteti as për qoka, flet vetë se ç’mund të presin nga Ju Shqipëria dhe shqiptarët në përmbushje të nevojës alarmante për shtet, për kushtetutshmëri e ligjshmëri, për institucione të pavarura e për zgjedhje të lira e të ndershme”, thotë shefi i opozitës në fund të letrës së nënshkruar me fjalët “me keqardhje, Edi Rama”.