Dieta me qumësht

Dieta me qumësht

Dieta me qumështNëse dëshironi që me shpejtësi të humbni në peshë, mund të aplikoni dietën me qumësht. Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë.

Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon eshtrat, sistemin nervor, normalizon funksionimin zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës, e madje ndihmon edhe në largimin e akneve.

Me përdorimin qumështit dhe prodhimeve të tij gjatë kësaj diete, jo vetëm se do t’i humbni kilogramët shtesë, por trupin tuaj do ta furnizoni me materie të dobishme, me ç’rast do ta përmirësoni shëndetin tuaj. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina; produktet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës dhe forcimin e kockave, shkruan portali ‘Dieta dhe kontrolli Iipeshes’.

Ja cila është dieta:
Është e rëndësishme që përpara çdo vakti të konsumohet një gotë ujë (pa gaz). Gjithashtu, gjatë aplikimit të dietës me qumësht është e rekomandueshme të zvogëloni aktivitetet fizike (nëse merreni me to).

Mëngjesi:
1 gotë kos, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht (pa sheqer).

Dreka:
100 gr corn flakes me qumësht (ose tërshërë e gatuar me qumësht), 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.

Darka:
1 vezë të fërguar, sallatë me tranguj e shoqëruar me kos ose djathë të freskët

Pas darkës:
1 dardhë, 1 gotë kos.