Deputetët kosovarë në 100-vjetorin e Pavarësisë  “diskriminohen” nga Shqipëria

Deputetët kosovarë në 100-vjetorin e Pavarësisë “diskriminohen” nga Shqipëria

Mosftesa zyrtare e të gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës, nga institucionet e Shqipërisë, për të qenë zyrtarisht pjesë e manifestimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, i ka hatëruar deputetët e shtetit kosovar, i cili shënimin e përvjetorit të 100-të të Shqipërisë e kremtoi pa presidenten Atifete Jahjaga, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Kjo për faktin se që të tre zyrtarët e lartë të shtetit këtë ditë e kanë festuar 100-vjetorin e shtetit shqiptar në Tiranë.

Derisa Jahjaga e Thaçi kanë udhëtuar për në Shqipëri gjatë ditës së martë, kryeparlamentari Krasniqi ishte nisur për atje qysh të hënën.