Deputetët duan privilegje me pëlqimin e Kushtetueses

Deputetët duan privilegje me pëlqimin e Kushtetueses

 Ligjvënësit e Kosovës pretendojnë t’i rirregullojnë të drejtat dhe përgjegjësit e tyre pa rënë ndesh me Gjykatën Kushtetuese, shkruan sot Koha Ditore.

Ata që janë ngarkuar nga Kuvendi me misionin e hartimit të Ligjit për deputetë, janë përcaktuar që të mos krijojnë privilegje për të zgjedhurit e popullit, pa u konsultuar paraprakisht me Avokatin e Popullit dhe me shoqërinë civile. 

Kryetari i Nënkomisionit për mandate dhe imunitete, Armend Zemaj, ka deklaruar të shtunën se nga java e ardhshme pritet të zhvillohet një debat i gjerë, sidomos rreth çështjes së pensionimit dhe statusit të ish-deputetëve të para viteve ‘90.