Dani Benitez pozitiv me kokainë

Dani Benitez pozitiv me kokainë

Dani Benitez pozitiv me kokainëBenitez shokon Granadan. Mesfushori spanjoll rezultoi pozitiv me doping dhe konkretisht me kokainë dhe tani rrezikon gjobë të majme dhe 2 vjet skualifikim.

Lojtari është huazuar nga Udinese dhe mësohet se ka konsumuar në ambient privat kokainë para ndeshjes me Betis më 16 shkurt kur dhe iu nënshtrua testeve.

Në atë ndeshje 26-vjeçari hyri në minutën e 60 dhe u nxorr me të kuq pas 15 minutash për ndër ndhyrje të rëndë.