Ivica-Dačić-2

Dacic: Unë piva ujë, e Thaçi verë të kuqe

viagra with prescription in usa. Në darkën punuese që ka zgjatur dy orë e gjysmë, janë biseduar temat që kanë të bëjnë me jetët e serbëve në Kosovë. Biseda u zhvillua në një ton serioz, me një shtrëngim joformal duarsh në fund, shkruajnë mediat e Beogradit.

Kryeministri Ivica Dacic ka thënë se takimi ka zgjatur dy herë më shumë se ç’kanë pritur. Ndërsa, nuk është folur për “çështjen e statusit”.

Ai thotë se në Bruksel nuk ka pasur asnjë shaka, ndërsa në darkë nuk ka konsumuar shumë ushqim, që të jetë i koncentruar në bisedime.

“Na shërbyen me paragjellë, e pastaj me supë perimesh. Si pjatë kryesore ishte mishi i viçit me garniturë. Unë piva ujë, e Thaçi verë të kuqe. Unë nuk pi kurrë alkool, sidomos jo në situata të tilla të rëndësishme. Pastaj na shërbyen me pemë dhe desert. Vërtetë, nuk e di se çka kishte nga ëmbëlsirat në meny, e as nuk kam shikuar se çka shërbejnë”, ka thënë Dacic, transmeton “Press”.

Ata janë pajtuar për t’u takuar prapë, ndërsa në fund kanë shtrënguar duart. Kjo për Dacicin nuk ka asnjë kuptim spektakolor, veçse përshëndetje e rëndomtë, sepse “shtrëngimi i duarve në formën e protokolleve me simbole shtetërore nënkupton diçka tjetër”.