Cristiano Ronaldo do t’i thyejë të gjitha rekordet

Cristiano Ronaldo do t’i thyejë të gjitha rekordet

Cristiano Ronaldo do t’i thyejë të gjitha rekordetSantillana beson se Cristiano Ronaldo do të thyejë çdo rekord golashënues me Los Blancos.Portugezi shënoi katër gola ndaj Elches të martën dhe në këtë mënyrë u barazua me legjendën spanjolle me nga 186 gola të shënuar në La Liga.

Santillana nuk mban kurrfarë mërie që është larguar nga dhjetë vendet e para, përkundrazi ai e inkurajon 29-vjeçarin që të vazhdojë të luajë në këtë nivel.

“Ronaldo do t’i thyejë të gjitha rekordet. Ai është në një botë tjetër, krahasuar me tjerët. Ai është një bishë”.

“Ai është një lojtar mahnitës dhe shpresoj që kontributi i tij do t’i sjellë Real Madridit edhe shumë trofe”, ka theksuar 62-vjeçari për AS.