CIA: Shqiperia nder me te varferit ne Europe

CIA: Shqiperia nder me te varferit ne Europe

 CIA: Shqiperia nder me te varferit ne EuropeAgjencia Amerikane e Inteligjences, CIA publikon çdo vit raportin “The World Factbook”, ku analizohen nje seri treguesish ekonomike, politike e shoqerore, qe nisin qe nga te dhenat e popullsise e shkojne deri te qeverisja, energjetika, transporti e Forcat e Armatosura.

Ne analizen e saj per vitin 2013, CIA ka konstatuar se Shqiperia renditet e 131-ta mes 228 shteteve persa i perket produktit te brendshem bruto. Sipas raportit te CIA-s, Produkti Bruto i Brendshem per fryme ne Shqiperi eshte rreth 8.200 dollare, nje nivel ky pothuasje i njejte me vende afrikane te botes se trete si Namibia e Tongo. Per kete shkak raporti i CIA-s e klasifikon vendin tone si nje nder me te varferit ne Europe.

Nje tjeter fakt qe vlen per t`u theksuar eshte se perveç shtetit te ri te Kosoves, te gjitha vendet e tjera te Ballkanit e kane Produktin e Brendshem Bruto per fryme ne kuota me te larta se Shqiperia. Sipas perllogaritjeve te kryera nga eksperte te Agjencise Amerikane te Inteligjences, Maqedonia renditet ne vendin 113 me 10.800 dollare, Serbia ne te 111-in me 11,100 dollare, Mali i Zi ne te 107 me 11.900 dollare, ndersa Kroacia e cila paraqitet shume me mire, ka nje nivel te Produktit te Brendshem Bruto per fryme prej 17.800 dollaresh.

Ne raportin e saj “The World Factbook”, CIA konstaton se edhe pse ekonomia shqiptare vazhdon te rritet, vendi eshte nder me te varferit ne Evrope, si pasoje e informalitetit te madh ne ekonomi dhe infrastruktures se papershtatshme te transportit dhe energjise.

Pavaresisht kesaj ne analizen e saj per vitin 2013, agjencia amerikane e inteligjences thekson se qeveria ka zbatuar nje pakete reformash fiskale per te reduktuar shkallen e ekonomise ne te zeze dhe per te terhequr investime te huaja.
Raporti thekson se remitancat, dikur nje mbeshtetes i rendesishem i rritjes ekonomike, kane rene nga niveli prej 12 deri ne 15% te produktit te brendshem bruto perpara krizes financiare te vitit 2008 ne 7% te GDP-se ne vitin 2012. Persa i perket sektoreve te tjere, CIA ka permenduar ate te bujqesise, i cili eshte pergjegjes per pothuajse gjysmen e numrit te te punesuarve.

Pavaresisht kesaj ky sektor ze vetem nje te pesten e produktit te brendshem bruto dhe kufizohet kryesisht ne sipermarrje te vogla familjare per shkak te mungeses se pajisjeve moderne, problemeve me pronesine dhe dominimit te siperfaqeve te vogla e joeficiente te tokes.

Persa i perket sistemit te taksave ne raportin “The World Factbook”, Agjencia Amerikane e Inteligjences, ka konfirmuar se kodi fiskal mjaft kompleks, si dhe kerkesat e shumta per te licencuar bizneset sjellin si pasoje klime te veshtire biznesi ne Shqiperi. Sipas ketij raporti nje tjeter faktor i cili kontribuon ne shtimin e veshtiresive per terheqjen e investimeve te huaja jane edhe problemet e furnizimit me energji sebashku me infrastrukturen e amortizuar.

Ne perfundim te raportit te saj CIA theskon se vendi do te vazhdoje te perballet me sfida per shkak te rritjes se borxhit publik, duke qene se ka tejkaluar limitin ligjor te kuotes prej 60% te produktit te brendshem bruto ne vitin 2013.