Çfarë duhet të dini rreth kalorive?

Çfarë duhet të dini rreth kalorive?

Kaloritë (më saktësisht numri i tyre) janë obsesion i shumë femrave të cilat dëshirojnë të humbin në peshë, prandaj nga dita në ditë në panik i numërojnë ato, por sipas shkencëtarëve kaloritë nuk përbëjnë asgjë të keqe.

Me to thjeshtë duhet të dini si t’i menaxhoni dhe t’i mbani nën kontroll ato. Mu për këtë arsye nutricistët shpjegojnë gjithçka që duhet ditur rreth kalorive.

Kaloritë janë energji
Kaloritë shënojnë energjinë që konsumojmë përmes ushqimit kështu që janë më se të domosdoshme për punën e secilit organizëm.

Nuk ekzistojnë
“kaloritë e dëmshme”
Tregimi për “kaloritë e dëmshme” është mit, thonë nutricistët. Të gjitha kaloritë në mënyrë absolute trupi i proceson. Mirëpo, disa ushqime janë më të shëndetshme dhe më ushqyese se sa të tjerat, prandaj është me rëndësi që të konsumoni ushqimin që është i pasur me vitamina dhe proteina, e jo me “kalori të zbrazëta” të cilat konsumohen përmes pijeve të gazuara, ëmbëlsira dhe ushqime të grimcuara që nuk kanë kurrfarë vlere ushqyese për shëndetin tonë.

Secili njeri posedon “numrin magjik të kalorive”
Numri i kalorive që personi për çdo ditë do të duhej ta konsumonte varet prej shumë faktorëve: viteve, gjatësisë, peshës, aktiviteteve fizike… Me rëndësi është ta zbuloni “numrin tuaj ideal”, dhe t’i përmbaheni atij numri e nëse dëshironi të humbni në peshë ta zvogëloni pakëz.

Konsumimi i pak kalorive mundet të shkaktojë mbipeshë
A konsumoni më pak se 1 200 kalori brenda ditës, kështu në mënyrë serioze dëmtoni shëndetin tuaj, sepse trupi ruan secilën kalori nga frika e konsumit të pakt të ushqimit. Konsumoni ushqim në mënyrë krejt të zakonshme edhe atëherë kur dëshironi të humbni në peshë, vetëm se keni kujdes se çfarë po konsumoni në trup.

Tabela e kalorive për fëmijë gjithnjë ndryshon
Fëmijët shpejtë rriten e kështu ndryshon dhe rritet numri i kalorive për të cilat ata kanë nevojë. Kimberli Lumus, nutriciste e njohur amerikane, thotë se foshnjave nga 5 deri 12 muaj ju nevojiten rreth 850 kalori brenda ditës, fëmijëve nga 1 deri 3 vjeç ju nevojiten rreth 1 300 kalori, nga 4 deri 6 vjeç rreth 1800 kalori në ditë, ndërsa nga 7 deri 10 vjeç përreth 2 000 kalori brenda ditës.