Bëhet publik xhirimi i sulmit të Breivikut në Oslo

Bëhet publik xhirimi i sulmit të Breivikut në Oslo

Televizioni NRK i Norvegjisë ka transmetuar për herë të videon që shfaq djathtistin ekstremist Anders Behring Breivik tek parkon furgon-bombën, nga eksplodimi i së cilës kanë vdekur tetë veta më 22 korrik 2011. Video është montuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, që janë vendosur rreth ndërtesës.

Aty shihet se si Breiviku parkon makinën e bardhë pranë trotuarit që lidhet me ndërtesën ku gjendej kryeministria. Aty shihet Breiviku tek del nga makina me veshje të rojeve e që ikë me nguti. Pastaj, ndodhë eksplodimi.

Kryeministri nuk ishte në ndërtesë në atë kohë. Megjithatë, tetë vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Në xhirim shihet Breiviku që largohet me një fiat, me të cilin i drejtohet ishullit Utoeya ku qëlloi për vdekje 59 persona, kryesisht të rinj që ishin në takimin e laburistëve.

Skenat e atentatit, që janë shfaqur gjatë gjykimit, për herë të parë tashti i transmetohen publikut.

Breiviku më 24 gusht është dënuar me dënimin maksimal me 21 vjet burg, që mund të zgjatet për aq kohë sa ai konsiderohet i rrezikshëm.

Ai e ka pranuar fajin duke thënë se sulmet ishin “mizore, por të nevojshme” për të mbrojtur vendin e tij nga multikulturalizmi të cilin e përhapnin viktimat e tij.

httpv://www.youtube.com/watch?v=GHmcCpQCoas