BB dhe Kina, marrëveshje për shkëmbim njohurish mbi rritjen ekonomike

BB dhe Kina, marrëveshje për shkëmbim njohurish mbi rritjen ekonomike

Ministri e Financës i Kinës dhe Banka Botërore firmosën një Memorandum Mirëkuptimi për shkëmbimin e njohurive për të përhapur përvojën kineze të zhvillimit tek kombe të tjera.

Gjatë ceremonisë së marrëveshjes, ministri Xie Xuren tha se shpreson që kjo marrëveshje shkëmbimi njohurish të kthehet në një qendër të hapur për vendet në zhvillim që të mësojnë nga njëri-tjetri.

“Vendet në zhvillim përballen me detyrën e përbashkët për të arritur një zhvillim të qendrueshëm. Ne duhet t’i zgjedhim rrugët tona të zhvillimit në harmoni me kushtet kombëtare. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të nxisim rritjen ekonomike, të ulim varfërinë dhe të gëzojmë begatinë”, tha Xie.

“Kina ka nxjerrë nga varfëria 600 milionë në 30 vitet e fundit, dhe kërkesa po rritet nga vendet për zhvillim për të mësuar nga ky progres mbresëlënës”, tha presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim. Shkëmbimi i njohurive do të luajë një rol kyç për të përhapur përvojën kineze në botë dhe do të ndihmojë Bankën Botërore në misionin e saj t’i japë fund varfërisë së skajshme përfundoi Jim Yong Kim.