Audi A4 Allroad

Audi A4 Allroad

‘Audi’ në fund të vitit 2001 e ka prezantuar modelin e ridizajnuar ‘A4’. Ua prezantojmë versionin e tij ‘Allroad’. ‘Audi A4 Allroad’ ka marrë dizajnin e fareve nga versioni standard ‘A4’, për dallim nga maska e ftohësit dhe pjesës së poshtme të mbrojtësit të parmë.

Në grilat e maskës së ftohësit është theksuar orientimi vertikal, deri sa te Audi A4’ klasik, ai është horizontal.

Dritat për mjegull gjithashtu dallojnë nga këto dy modele, sikur edhe hapjet për ajër në pjesën e poshtme të mbrojtësit. ‘Audi A4 Allroad’ ka edhe shtesa mbrojtëse në pragje, harqe rreth rrotave dhe në zonat e poshtme të mbrojtësve, të cilat duhet t’i parandalojnë dëmtimet e këtyre pjesëve gjatë vozitjes jashtë asfaltit.

Gama e motorëve të ‘Audi A4 Allroad’ përbëhet prej një motori me benzinë dhe dy dizel agregatëve. Në atë me benzinë gjendet motori 2.0 litra, i mbushur me turbo me 211 KF. Kur bëhet fjalë për motorët dizelë, aty janë motorët ‘TDI’ prej 2.0 dhe 3.0 litrash.

Dizeli më i vogël është në dispozicion në variantin me 143 dhe 177 KF, derisa agregati më i fortë prej tri litrash zhvillon 245 KF. Fuqia bartet në të katër rrotat me ndihmën e sistemit ‘quattro’ të ‘Audi’-së, ndërsa përveç manualit me gjashtë shkallë, në ofertë është edhe ndërruesi automatik i shpejtësive me shtatë shkallë. Çmimi i modelit të ridizajnuar të ‘Audi A4 Allroad’ në Gjermani fillon prej 37 750 euro.