Atifete Jahjaga e Hashim Thaçi mirëpresin lirimin e Haradinajt

Atifete Jahjaga e Hashim Thaçi mirëpresin lirimin e Haradinajt

Kryetarja dhe kryeministri i vendit Atifete Jahjaga dhe Hahsim Thaçi kanë pritur me gëzim vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin nga të gjitha pikat e akuzave që ishin ngritur kundër luftëtarëve të lirisë, ish-kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj, z. Idriz Balaj dhe z. Lahi Brahimaj.

Në komunikatën për opinion thuhet se kryeministri Thaçi vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin e luftëtarëve të lirisë e konsideron të drejtë. Ky vendim është dëshmia më e fortë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë për liri dhe nuk ka kryer krime për të cilat jemi akuzuar padrejtësisht.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kryeministri uroi ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, z. Idriz Balaj dhe z. Lah Ibrahimaj për lirimin e tyre dhe kthimin në familjet e tyre, kthimin në vendin e tyre për të cilin kanë dhënë aq shumë. Thaçi pasi uron të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë fitore të shumëpritur, i ftoi ata që të festojnë këtë moment me dinjitet dhe krenari.

Kryeministri Thaçi rithekson se lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe e shenjtë. Kjo u vërtetua nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës sot, dhe do të dëshmohet përsëri me rastin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës për Haradinajn dhe ish-bashkëluftëtarët e tij Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, është edhe një dëshmi se lufta jonë e drejtë dhe prijësit e luftës tonë çlirimtare nuk janë fajtorë për krimet që u janë mveshur. Lirimin e Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij e ka mirëpritur qeveria e Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi nëpërmjet një komunikate shtypi thotë se qeveria dhe qytetarët e vendit kanë pritur me gëzim vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin nga të gjitha pikat e akuzave që ishin ngritur kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt. “Ky vendim është dëshmia më e fortë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë për liri dhe nuk ka kryer krime për të cilat jemi akuzuar padrejtësisht.” thuhet në komunikatën e qeverisë. Kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës uron ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, Idriz Balajn dhe Lah Ibrahimajn për lirimin e tyre dhe kthimin në familjet e tyre, kthimin në vendin e tyre për të cilin kanë dhënë aq shumë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi i tha Radio Kosovës se vendimi i Tribunalit të Hagës për lirimin e Ramush Hardinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt është lajm i gëzuar dhe i mirëpritur pas festës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës tha se pafajësia e Ramush Haradinajt tregon edhe një herë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër.

Vendimin e Tribunalit e ka përshëndetur edhe Edi Rama dhe AKR-ja.