Apple patenton animimin e shfletimit

Apple patenton animimin e shfletimit

Animimi i shfletimit të fletëve apo faqeve në aplikacione prej tani është pronë e Apple, përcjell AppleInsider.

Enti amerikan për patente ia ka miratuar kompanisë Apple patentin për këtë animacion.

Në kërkesën për patentë janë dhënë tri ilustrime të cilat paraqesin teknologjinë “revolucionare” – faqen pak, pak më shumë dhe krejt të shfletuar apo rrotulluar në ekranin e ekranin e pajisjeve. Po ashtu, në përshkrim thuhet që shfletimi aktivizohet me

lëvizjen e gishtit nëpër ekran, ndërsa lëvizjet vertikale zbulojnë një pjesë të faqes së ardhshme. Titulli i patentës është si zakonisht gjenerik: ekrani ose një pjesë e tij minterfejsin grafik të animuar.

Kërkesa për patentë është dërguar në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa është miratuar gjatë javës së kaluar. Po ashtu, enti për patente ia ka ndarë kompanisë Apple edhe të drejtën për Smart Case (shtëpiza e mençur) për iPad.

Ky patent përshkruan gadgetin pothuajse të krejt si Smart Cover, me dallimin që Smart Case ofron mbrojtje më të mirë për tabletin rreth tërë pajisjes, dhe jo vetëm për ekran. Përveç këtyre, kompanisë Apple i janë ndarë edhe 36 patente tjera, përfshirë edhe “intensifikimin e ngjyrave në kamerë varësisht nga toni i lëkurës”, “shërbimet e lokalizimi në kategori” dhe “backupi konsistent i të dhënave”.