Angela Merkel: Nuk ka arsye për zbutjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Angela Merkel: Nuk ka arsye për zbutjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Angela Merkel: Nuk ka arsye për zbutjen e sanksioneve ndaj RusisëKancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë të hënën se për momentin ka arsye të mira për të vazhduar bashkëpunimin me Rusinë për energjinë, por ka shtuar se mund të ketë ndryshime në rast se Moska vazhdon të shkelë principet bazike.

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb, kancelaria gjermane ka shtuar se në një të afërt të shkurtër mund të jetë e nevojshme që të rishikohet bashkëpunimi me Rusinë për energjinë.

Merkel e ka vlerësuar si të rëndësishëm presionin mbi Rusinë, për çka janë pajtuar edhe Gjermania edhe Finlanda.

Sa i përket sanksioneve ekonomike që Gjermania ka vendosur karshi Rusisë, ajo ka thënë se nuk ka arsye për të zbutur sanksionet kundër tyre.