Ambasadorët: Zgjidhni ngërçin

Ambasadorët: Zgjidhni ngërçin

Nga qyteteti i Fierit, i kthyer në kryefjalën e konfliktit më të fundit politik mes palëve, ambasadorët kanë kërkuar zgjidhjen e çështjes në favor të këshillit të këtij qarku, por më shumë se sa kaq në favor të vendit.

Ettore Sequi, ambasador i KE-së në Tiranë dhe ai i OSBE-se, Eugen Wolfarth thanë gjatë ceremonisë së inaugurimit të Europa Plaza në qendër të qytetit, se ky shesh që këtej e tutje do të mbajë emrin e Europës, jo vetëm simbolikisht. Wolfarth tha se qarku i Fierit është një çështje e shtetit të së drejtës.

“Është një debat që bëhet për shtetin e së drejtës. Ne i ndjekim nga afër zhvillimet për këtë çështje,

Duhet një zgjidhje në favor të qarkut të Fierit, por edhe vendit. Nëse do të më pyesni se cilën anë mbaj, ju them që mbaj gjithmonë anën e shtetit të së drejtës

Eugen Wollfarth
Ambasador i OSBE-së, Tiranë është diçka e brendshme që duhet zgjidhur nga palët këtu. Duhet një zgjidhje në favor të qarkut të Fierit, por edhe vendit, shpresoj të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe korrekte. Nëse do të më pyesni se cilën anë mbaj, ju them që unë kam mbajtur, mbaj dhe do të mbaj gjithmonë anën e shtetit të së drejtës”, deklaroi ambasadori Wolfarth.

Prezenca në Fier, qytet që i ka dhënë emrin konfliktit politik, gjatë inaugurimit të ndërtimit të veprës infrastrukturore Europa Plaza, projekt i bashkisë së Fierit, nuk ka dalë jashtë vëmendjes së kreut të opozitës Edi Rama.

“Fieri së fundmi është lidhur me Europën, por ne jemi këtu në Fier për t’i sjellë Europën atij dhe të gjithë vendit. Europa nuk është spostim fizik, por ndërtimi i saj këtu në shtëpinë tonë”, deklaroi Rama.

“Europa Plaza”, siç është quajtur vepra infrastrukturore në Fier, është nje glob 11 metra i lartë dhe diametër 7 metra në masiv hekuri. Ai është konceptuar nga artisti Fate Velaj dhe është një investim i bashkisë së qytetit të Fierit për 100-vjetorin e Pavarësisë.

Pas Fierit kreu i opozitës udhëtoi drejt Vlorës, ku mori pjesë në ceremoninë e nderimit të disa figurave historike të kombit shqiptar, të organizuar nga bashkia e Vlorës.

Mes tyre spikasin emrat e Musa Demit, njeriu që përhapi gjuhën shqipe dhe Ramush Haradinajt dhe disa luftëtarëve të tjerë të UÇK-së. Kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika deklaroi se i takon pikërisht Vlorës, si djepi i pavarësisë, të nderojë këta njerëz kaq të rëndësishëm për historinë shqiptare.

“Kjo përgjegjësi historike nisi 100 vjet më parë, kur u vendos shpallja e Pavarësisë dhe ata njerëz që e shpallën hodhën sytë nga e ardhmja, sikurse vendet e përparuara. Kjo lindi si një domosdoshmëri, si rrjedhojë e pjekjes së kushteve. Vlora ishte vlerësuar si vendi ku do bëheshin realitet aspiratat e rilindjes kombëtare”, deklaroi Gjika.

“Sot nuk ka shqiptar kudo qoftë që flamurin e vendit të mos e valvisë në krye dhe i lirë dhe të mos jetë i lirë që ta shohë me sytë e tij ëndrrën të vazhdojë. Për këtë nderojmë sot së bashku ata që s’janë më, por mbajmë edhe barrën që ëndrrën e tyre ta çojmë në fund”, deklaroi më pas kreu i PS, Rama.