Alex Oxlade-Chamberlain mungon ndaj United

Alex Oxlade-Chamberlain mungon ndaj United

Sulmuesi i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, do të mungojë në udhëtimin e vështirë të Topçinjve në Old Trafford, ku ata do të takohen me Djajtë e Kuq.

19 vjeçari u riaftësua pas një dëmtimi në prapanicë të pësuar ndaj Norwichit, ndërsa tani duket se ka pësuar një lëndim të ri në stërvitje.

Kjo ka alarmuar Arsene Wenger, për të cilin kjo do të jetë mungesë shumë e madhe.

Theo ëalcott mendohet si opsion për ta zëvëndësuar, por ëenger nuk dëshiron që anësorin ta shfrytëzojë si mesfushor ofensiv, prandaj do të kërkojë në pankinë opsione tjera për ndeshjen e vështirë.