ahmeti-nuk-do-t-euml-heshtim_hd

Ahmeti: Nuk do të heshtim

ahmeti-nuk-do-t-euml-heshtim_hdKryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë të mërkurën se nuk d të heshtë ndaj rasteve të dëmshme që po i shkaktohen vendit.

Ai në një postim në rrjetin social “Facebook” ka krahasuar mos dënimin e një gjykatësi për dëm të 60 milionë euro me një person i cili për 420 euro është dënuar me tetë muaj burg.

“Gjykatësit për dëm 60 milionë të pronës publike dënohet me asnjë ditë burg, e personi për 420 euro me 8 muaj burg. Prokuroria rrin mbi qindra raste të dëshmive dhe kallëzimeve penale të korrupsionit masiv në institucione. Nuk heshtim, dhe nuk do të heshtim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë- Departamenti i Përgjithshëm, shpalli Aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B. G, mashkull-shqiptar nga Komuna e Mitrovicës, pasi i njëjti është gjendur fajtor për kryerjen e tri veprave penale “Vjedhje”, ndërsa për këtë, atij ju shqiptua dënimi unikë në kohëzgjatje prej 8 muajve burg dhe 800 euro gjobë.