AAK: Qeveria e paaftë për të ndërtuar politika të mirfillta të sigurisë

AAK: Qeveria e paaftë për të ndërtuar politika të mirfillta të sigurisë

AAK: Qeveria e paaftë për të ndërtuar politika të mirfillta të sigurisëDepartamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DMPS) i AAK–së ka vlerësuar se Qeveria është treguar e paaftë për të krijuar kredibiletet të mirëfilltë karshi sfidave të politikave të Mbrojtjes dhe të Sigurisë në të gjithë sektorin e sigurisë në vend.

Sipas AAK-së, ajo, po ashtu, është treguar indiferente edhe në takimin e dy qeverive, nga ku nuk kemi as një të vetmen marrëveshje në mes të dy qeverive, përkatësisht (ministrive përkatëse) lidhur me bashkërendimin specifik në fushën e Mbrojtjes në mes të dy shteteve.

“Qeveria fillimisht pati dështuar në emërimin e ministrave të MFSK dhe MPB, duke mos përzgjedhë kuadrin e duhur profesional dhe plotësimin e vendeve për zv/ministra, në sektorin e sigurisë. Qeveria nuk ka treguar zgjuarsi shtetërore për të përmirësuar imazhin negativ ndaj skandaleve të AKI–së, poashtu, nuk po tregohet një saktësi të dhënash nga burime inteligjente, lidhur me numrin joserioz të pjesëmarrjes së qytetarëve në luftërat e huaja. Paraqitjet publike nga dy zyrtarë të lartë shtetror, të z. Thaçi dhe z. Hyseni, kanë kundërthënie numrash midis tyre”, thuhet në komunikatë.

Sipas AAK-së, Qeveria ka dështuar në krijimin e sigurisë dhe besimit te qytetarët, ku si rezultat i kësaj mossigurie, ikën mbi 100 mijë qytetarë nga Kosova.

Po ashtu u tha se Qeveria (MFSK) nuk arriti akoma procedimin dhe amendamentimin e ligjit për FAK-un, njëherësh nuk arriti t’i realizojë detyrimet kushtetuese, e që duhet të jetë Ushtria e Kosovës.

“Qeveria akoma nuk ka krijuar një klimë sigurie dhe mirëbesimi për sigurinë e qytetarëve kundër shkallës së nxitjes së terrorizmit dhe përhapjes së tij edhe në vendin tonë. Qeverisë i ka munguar qasja kreative dhe vizioni pragmatik i zgjidhjes së çështjes së problemit të Mitrovicës dhe dëmtimit të pronave dhe pasurisë së shqiptarëve atje. Qeveria (MFSK) nuk i ka përmbushë detyrimet e saj politike karshi partneritetit ndërkombëtar, me asnjë vizitë të nivelit të lartë misioneve të saj, si KFOR-it, selisë së NATO-s, OSBE-së, Zyrës së BE-së etj”, thuhet në kumtesën e AAK-së.

Kjo parti konsideron se Qeveria po ashtu dështoi në intonimin e Himnit Kombëtar, me rastin e Manifestimit të Epopesë së UÇK-së më 5, 6 dhe 7 Mars, në nderim të heroizmit të familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, me ç’rast iu dha një hije e keqe kësaj qeverie dhe revoltoi familjarët, në veçanti, dhe qytetarët, në përgjithësi.

Sipas AAK-së, Qeveria dhe kryeministri Mustafa, në 100 ditë nuk i ka kushtuar edhe asnjë ditë luftimit të korrupsionit në nivelin e lartë politik, as nga e kaluara dhe as nga e tashmja.

“Qeveria (MPB) e pati tepruar lidhur me përdorimin e forcës, nga ku asnjëherë nuk pati një raport mbi përdorimin e tepruar të forcës ndaj qytetarëve që protestonin kundër politikave jotransparente të qeverisë mbi “Trepçën” dhe mosshkarkimit të ish-ministrit Jabllanoviq”, thuhet në komunikatë.

AAK kritikon Qeverinë po ashtu se nuk ka treguar aspak përkushtim në paanshmërinë e sigurisë komplekse, në procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, nga ku ka pasur përshkallëzim të situatave konfliktuoze të pasigurisë, rreth anëtarëve të Këshillit Prokurorial, lidhur me mosmarrëveshjet rreth kredibilitetit të tyre, ku njëherësh qytetarët kanë treguar pasiguri totale edhe ndaj sektorit të drejtësisë.