83 milionë llogari të rreme

83 milionë llogari të rreme

Numri i llogarive të rreme në Facebook është afërsisht sa madhësia e popullatës së Egjiptit dhe më e madhe se shumica e vendeve të botës, bën të ditur kompania këtë javë.

Në paraqitjen e 10-Q, Facebook pranoi se një total prej 8.7 për qind – ose 83 milionë llogari në rrjet janë false.

Nga 8.7 për qind, 4.8% janë llogari të shumëfishta, 2.4% janë llogari me pseudonime dhe 1.5% janë “të padëshiruara”, ose spam – transmeton OraInfo.

Shifra është pak më e lartë se vlerësimet e mëparshme të kompanisë. Në paraqitjet e marsit, Facebook deklaroi se 5% ose 6% e llogarive të saj – ose 40.3 milionë ose 50.7 milionë ishin të rreme.

Rrjeti social gjithashtu thotë se ndalon të paktën 20,000 llogari në ditë dhe 600,000 llogari kompromentohen.

Duke marrë parasysh shifrat e fundi, 955 milionë përdorues aktivë të Facebook-ut do të reduktohen në 872 milionë.