Zyrtari serb djeg flamurin e Kosovës

Zyrtari serb djeg flamurin e Kosovës

Zyrtari serb djeg flamurin e KosovësNënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Nemanja Sarovic, ka djegur për të disatën herë flamurin e Kosovës në Beograd. Këtë veprim ai e ka bërë si kundërpërgjigje ndaj Qeverisë serbe, e cila sipas tij, është tradhtare dhe po qëron politikisht hesapet me partinë e tij.

Sipas mediave serbe eprimi është bërë para Pallatit të Drejtësisë, ku për dy orë është marrë në pyetje, për herë të katërt për pak kohë.

Sarovic, i cili është edhe kandidat për kryetar bashkie të Beogradit, tha se e bëri këtë veprim për të pastruar kryeqytetin serb. Ai shtoi se regjimi nuk mund ta denoncojë sa herë ai djeg atë që Prokuroria e quan flamur të të ashtuquajturës Republikë e Kosovës, e që është një leckë pa vlerë.