Zvicra u vë kuotë imigrantëve të BE-së

Zvicra u vë kuotë imigrantëve të BE-së

Zvicra u vë kuotë imigrantëve të BE-sëVotuesit zviceranë të dielën kanë mbështetur me një rezultat të ngushtë propozimin për të vënë kuota për imigrantët e Bashkimit Evropian, ka raportuar televizioni zviceran – një rezultat ky që vë në pikëpyetje marrëveshjet dypalëshe me BE-në dhe që mund të zemërojë kompanitë shumëkombëshe. Ndonëse Zvicra neutrale nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, politikat e saj të imigrimit bazohen në lëvizjen e lirë të shtetasve të BE-së, ashtu si edhe lejimin për në këtë shtet të një numri të kufizuar të qytetarëve të shteteve që nuk i takojnë bllokut evropian.

Referendumi, që është zhvilluar dymbëdhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes me BE-në për lëvizjen e lirë të njerëzve, mund ta dëmtojë ekonominë e varur prej ekspertëve të jashtëm. Në një rezultat tejet të ngushtë, 50.3 për qind e qytetarëve të Zvicrës e kanë mbështetur nismën e ashtuquajtur “Stop imigrimit masiv”, që e ka siguruar edhe shumicën e domosdoshme në më shumë se gjysmën e kantoneve apo rajoneve të Zvicrës, ka raportuar televizioni zviceran.

Rezultati i referendumit obligon qeverinë që këtë nismë, të ndërmarrë nga Partia e djathtë Popullore Zvicerane, ta kthejë në ligj.