Zvecan, bombë në shtëpinë e gazetarit
Një mjet eksplozivi është hedhur gjatë natës në shtëpinë e një gazetari serb në qendër të Zvecanit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm disa dëme materiale. Nga ana e tij gazetari Casllav Milisavlevic, kryeredaktor i Radio Mitrovica, ka deklaruar vetëm se e ka denoncuar ngjarjen në polici.
Ai ka refuzuar të bëjë akuza dhe është shprehur se gjithcka ia ka lënë në dorë agjentëve të Policisë së Kosovës. Zvecani është një komunë e banuar tërësisht nga popullsi serbe dhe ndodhet vetëm dy kilometra larg Mitrovicës.
Per çudi qe Tadiqi se paska thirre mbledhje ne KS ne KB
Me siguri eshte tu e llogarit a ka munden ndonje shqiptar me ja fut kot e kot e mos me e ngren si heren e pare qe te gjithe u qeshen me te ne KS kur ai foli.
Me siguri paska mbledh mendjen pas Bumerangut ne KS ne KB