Zorrët “truri i dytë“ i organizmit

Zorrët “truri i dytë“ i organizmit

Zorrët “truri i dytë“ i organizmitPërpos që e kryejnë funksionin e tretjes dhe nxjerrjes jashtë të ushqimit të patretur dhe toksinave, në to kryhet edhe procesi i përthithjes së mineraleve nga ushqimi, direkt në gjak, theksojnë ekspertët.

Zorrët janë “truri i dytë” dhe reagojnë varësisht nga informacionet që i marrin nga truri. Nëse personi është nën stres, mund të vijë deri te opstipacioni. Edhe njerëzit depresivë mund të kenë probleme me lukth. Tek disa forma të depresionit, me ushqim adekuat mund të dilet nga kjo gjendje. Zorra e hollë është veçanërisht e rëndësishme për përthithjen e materieve ushqyese në qarkullimin e gjakut, por ka edhe funksion imunologjik.

Zorrët kanë sipërfaqe të madhe dhe paraqesin barrierë me rëndësi, sepse parandalojnë hyrjen e antigjenit dhe substancave tjera të padëshirueshme në qarkullimi e gjakut. Madje edhe 80% e qelizave imunologjike me rëndësi gjenden në traktin e zorrëve. Çfarëdo gjëje e pazakontë që ndodh në zorrë, çon deri te reaksioni që manifestohet me simptoma të caktuara. Secilës simptomë duhet kushtuar vëmendje të veçantë, ngase tregon mosbalancimin e caktuar të florës së zorrëve.