largea_zijadin1348907762

Zijadin Sela për Strugën, Idriz Orana për Çairin

Duke u nisur nga fakti që në prag janë zgjedhjet e rregullta lokale, që do të mbahen në muajin mars të vitit 2013, nominimet për kandidatët e ndryshëm që do të garojnë nëpër komunat shqiptare janë në zhvillim e sipër.

Partia shqiptare në opozitë PDSH, ka intensifikuar punët në këtë drejtim dhe jozyrtarisht mësohen edhe dy emra të rrinjë që do të garojnë për kryetarë komune në zgjedhjet lokale. Pas publikimit të kandidatëve për kryetarë komune në Tetovë, Gostivar, Bogovinë, Likovë dhe Dibër, jozyrtarisht mësohet se në komunën e Strugës si kandidat nga radhët e PDSH-së për këtë komunë do të jetë Zijadin Sela ndërsa për komunën e Çairit pritet të kandidoj Idriz Orana.

Zijadin Sela është deputet i PDSH-së derisa Idriz Orana është kryetar i degës së këtij subjekti politik në Çair dhe ish drejtor i spitalit të Bardovcit. Duke u bazuar në deklaratat e ndryshme partiake, PDSH do të jetë kryesisht e përqendruar në nxjerrjen e rezultateve sa më pozitive nga komunat më të mëdha shqiptare në Republikën e Maqedonisë, transmeton Shqipmedia. /Zh.mk