Zhvillimi socio-ekonomik, temë e konferencë ndërkombëtare për zhvillim ekonomik

Zhvillimi socio-ekonomik, temë e konferencë ndërkombëtare në Prizren

Zhvillimi socio-ekonomik, temë e konferencë ndërkombëtare për zhvillim ekonomikNjë konferencë e organizuar nga Qeveria e Kosovës, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Banka Botërore, e cila ka të bëjë me zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, do të mbahet të martën në qytetin e Prizrenit.

Në një njoftim të Zyrës së BE-së në Kosovë thuhet se në konferencë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri për Integrime Evropiane në Kosovë, Bekim Çollaku, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Jean Eric Paquet dhe Ellen Goldstein, drejtore e Bankës Botërore për Kosovë.

Qëllimi i kësaj konference thuhet të jetë përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe gjenerimi i vendeve të punës.

“Ministrat, zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore do të marrin në pjesë në këtë ngjarje duke shkëmbyer qëndrimet e tyre në çështje që janë të rëndësishme për rritjen socio ekonomike, siç janë zhvillimi i sektorit privat, energjisë, arsimit dhe bujqësisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.