Zhoze Manuel Baroso sërish kërcënon Rusinë me sanksione

Zhoze Manuel Baroso sërish kërcënon Rusinë me sanksione

Zhoze Manuel Baroso sërish kërcënon Rusinë me sanksioneKryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso e paralajmëroi sot Rusinë të ndërpresë ta përkrahë ndarjen e Krimesë ose në të kundërtën do të përballet me sanksione.

“Mbesim thellë të brengosur për shkak të situatës në Ukrainë”, porositi Baroso, duke mbajtur fjalim para deputetëve në Parlamentin Evropian dhe ashpër e dënoi “sulmin e Rusisë ndaj suverenitetit ukrainas dhe integritetit territorial”.

Baroso paralajmëroi se Bashkimi Evropian sot, përmes kumtesës së përbashkët me kryetarin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuj, edhe njëherë t’i bëjë thirje Moskës ta kthejë ushtrinë në kazermat dhe të ndalojë ta përkrahë “referendumin ilegal për ndarje të Krimesë, ndërsa në të kundërtën do të përballet me pasoja parashikuese”.

“Topi është në duart ruse”, deklaroi Baroso dhe paralajmëroi se përfundimi i krizës ukrainase, do të ketë efekte, të cilat do të zgjasin me vite.