Zgjedhjet lokale në tetor

Zgjedhjet lokale në tetor

Zgjedhjet lokale në tetor Ideja për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale në të njëjtën ditë përfundimisht ka rënë poshtë.

Burime të gazetës “Express” thonë se zgjedhjet lokale do të mbahen në fillim të tetorit të këtij viti.Kjo periudhë preferohet nga gjitha partitë, të cilat nuk duan zgjedhje në mot të keqe dhe ditë të shkurtra.

Burime të Express thonë se shumica e udhëheqësve të partive politike, në takimet që kanë zhvilluar me Presidenten Atifete Jahjagën, kanë propozuar që zgjedhjet komunale të mbahet në muajin shtator apo tetor.

Një zyrtar i Presidencës, në kushte anonimiteti, tha se gjasat më të mëdha janë që zgjedhjet të mbahen në fillim të tetorit.

Në bazë të ligjit, zgjedhjet duhet të mbahen më së afërti 60 ditë para skadimit të mandatit të përfaqësuesve lokalë dhe më së largu 30 ditë nga skadimi i mandatit. Zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën më 15 nëntor 2009.