Zgjedhjet lokale më 3 nëntor në Kosovë

Zgjedhjet lokale më 3 nëntor në Kosovë

Zgjedhjet lokale më 3 nëntor në KosovëPresidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, ka vendosur që zgjedhjet lokale të mbahen më 3 nëntor të këtij viti.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka marrë sot vendim që zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës të mbahen më 3 nëntor 2013”, thuhet në vendimin e Presidentës, i cili u është shpërndarë mediave.

“Vendimi u mor, duke u bazuar në nenin 4 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe në konsultim me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas vendimit, udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet më tej në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe data 3 nëntor për herë të parë u përmend nga Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, i cili duket se ka pasur ndikim në caktimin e kësaj date meqenëse ai është njeriu që duhet t’i bind serbët e veriut që të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës.