Zgjedhjet e parakohshme pa rrëzimin e Qeverisë

Zgjedhjet e parakohshme pa rrëzimin e Qeverisë

Zgjedhjet e parakohshme pa rrëzimin e QeverisëLDK-ja e PDK-ja janë pajtuar që deputetët ta shkarkojnë vetveten në prill, shkruan sot “Koha Ditore”.Për të shkuar në zgjedhje jashtë kalendarit të rregullt zgjedhor, Kushtetuta kërkon të plotësohet njëra nga këto dy kërkesa: Për shpërndarje të Kuvendit të votojnë dy të tretat e të gjithë deputetëve, e ku shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit; ose të ketë votim të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë, pas të cilit akt Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti.

Kryeministri Thaçi dhe krye-opozitari Mustafa janë përcaktuar për opsionin e parë. Javën e ardhshme do ta hartojnë edhe agjendën e veprimeve deri në zgjedhje.

Deputeti Arben Gashi, që është anëtar i Kryesisë së LDK-së, ia ka konfirmuar gazetës informatën e dhënë nga Kuçi.