Zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Zgjedhje të parakohshme në MaqedoniNë Maqedoni po zhvillohen debate për zgjedhje të parakohshme, por deri  tani partitë theksojnë se janë kundër tyre.  Partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI lidhur me zërat për zgjedhje të parakohshme theksojnë se ato nuk duhët të mbahen.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski thotë se partia e tij dhe partnerët e koalicionit nuk janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“VMRO-DPMNE-ja nuk është për zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Gruevski, duke shtuar se nuk mund të parashikojë se a do të ketë një moment të tillë për zgjedhje të parakohshme.

Edhe BDI thekson se nuk është koha për zgjedhje, por koha për të zgjidhur kontestin e emrit dhe zhbllokimin e proceseve evrointegruese. Ndërkohë, kundër zgjedhjeve është shprehur edhe partia më e madhe opozitare shqiptare PDSH. Kryetari i saj, Menduh Thaçi javën e kaluar qartësoi pozicionin e partisë së tij kundër zgjedhjeve të parakohshme.

Opozita maqedonase shprehë mëdyshje për ndonjë skenarë të partive në pushtet për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Zoran Zaev theksoi se partia e tyre është e përgaditur për zgjedhje të parakohshme, por vetëm nëse në kodin zgjedhor përfshihen rekomandimet e OSBE dhe ODIHR.