Zgjedhja e presidentit, Berisha e Rama e nisin keq!
Derisa kryeministri Sali Berisha (PD) qartësoi se nuk ka ndërmend të takohet me Edi Ramën (PS), ky i fundit nuk e ka kapërdirë dot faktin se partia në pushtet e ka ulur nivelin e përfaqësimit në negociatat mes dy partive më të mëdha për zgjedhjen e presidentit të ri.
Rama nëpërmjet rrjetit social Twitter, paralajmëroi se ai ka kushte për negociatat e pritshme mes dy partive. “Kryeministri mund të takojë të tjerët për teatrin e tij, por jo Partine Socialiste. Nëse do negociata me ne, duhet të biem dakord paraprakisht për modalitetet”, shprehet Rama.
“E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht javë më parë, ai ka refuzuar të përgjigjet zyrtarisht siç i takon. PS është gati të dialogojë dhe të negociojë, vetëm kur kryeministri të jetë gati. Që kryeministri të bëjë teatër me takimet për Presidentin e ri është zgjedhja e tij, por të flasë për besimin tim te njerëzit e mi është turpi i tij”, ka thënë ndër të tjera kreysocialisti shqiptar.