Ubuntu Laptop Battery

Zgjatini jetën batërisë së laptopit tuaj

Jetëgjatësia e baterisë së laptopit është mjaft e rëndësishme, madje, shumë persona pyesin nëse ka ndonjë mundësi që t’a ruajmë atë sa më gjatë? Përgjigja është po. Por kjo kërkon një impenjim më të madh nga ana e juaj.

Fillimisht duhet të dini se një bateri laptopi nuk zgjat më shumë se 3-5 vjetë jetë ose 1000 karikime. Çdo vit, ajo humbi të paktën gjysëm ore jetë. Por ka një mënyrë për ta ruajtur atë sa më gjatë:

 

Së pari, duhet që të harxhoni baterinë tuaj deri në fund. Njësoj siç keni bërë ditën e parë, pasi e keni blerë laptopin. Madje harxhimi duhet të jetë i tillë që të realizohet në opsionin “Safe Mode” dhe me volumin “Mute”. Kjo do të sjellë, konsuminin e të gjithë energjisë në baterinë tuaj.

Së dyti, pas shkarkimit total, lëreni në prizë karikuesin edhe dy orë (jo më gjatë) pasi në laptop është shfaqur shenja që bateria është 100%.

Së treti, kur të punoni pas karikimit, hiqeni gjithmonë nga priza karikuesin dhe punoni vetëm me baterinë e laptopit. Kjo për shkak se, bateritë janë si muskujt, sa më shumë që të punojnë, aq më në formë janë.

Bëni kujdes! Mos e lini asnjëherë për një kohë të gjatë laptopin tuaj në prizë. Kjo e shkatërron baterinë. Nëse dëshironi që të punoni me karikuesin, atëherë hiqeni baterinë nga laptopi.