Zëvendëskryeministre, Serbia nuk po i njeh diplomat e Kosovës

Zëvendëskryeministre, Serbia nuk po i njeh diplomat e Kosovës

Zëvendëskryeministre, Serbia nuk po i njeh diplomat e KosovësSerbia nuk ka njohur diplomat e universiteteve nga Kosova, ndonëse kjo është mundësia më e lehtë për studime për shumë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Arife Jusufi, është diplomuar në Prishtinë për drejtësi, por në vendlindje në Preshevë, është e pa edukuar.

“Deri tani shumë herë kam provuar të punësohem, por nuk kam pasur sukses pasi pushteti aktual serb nuk bën njohjen e diplomave të Republikës së Kosovës”, tha Arife Jusufi.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë dha mendim për marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe e shpalli atë si antikushtetuese. Mendimi i gjykatës nuk është future ende në fuqi, ndonëse vetëm politika mund ta zgjidh këtë problem.

Politikanët dhe aktivistët shqiptarë thonë se shumë familje kanë investuar te fëmijët e tyre, por ata ngelin të papunë dhe diplomat e tyre ngelen dëshmi për vetveten.

“Është një presion ndaj kuadrove të rinj dhe është një formë e moderuar e përndjekjes dhe e dëbimit të trurit shqiptar nga territori i Luginës së Preshevës”, u shpreh Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës.

“Edhe ky vendim po ashtu si edhe vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë përbën shkelje të të Drejtave të Njeriut të studentëve që kanë përfunduar studimet në Kosovë. Është një problem që i takon bisedimeve që po zhvillohet mes shteteve, i cili deri sot ka qenë i dëmshëm për Kosovën, por edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”, tha Valon Arifi, aktivist për të Drejtat e Njeriut.

Shqiptarët e rinj në shqip nuk kanë shumë mundësi të vijojnë shkollimin e lartë. Ne Tetovë, Prishtinë e Tiranë janë destinacionet e tyre, por kthimi në vendlindje nënkupton një rrugë pa fund. /tch/