Zdenek Zeman : A do t’i shkoj sezonit deri ne fund

Zdenek Zeman : A do t’i shkoj sezonit deri ne fund

Zdenek Zeman : A do t’i shkoj sezonit deri ne fundZdenek Zeman ende ngul kembe se vendi i trete eshte i mundshem per Romen pavaresisht barazimit kaotik 3-3 me Bolognan, por nuk eshte i sigurt nese do te jete trajner i kesaj skuadre deri ne fund te sezonit.

“Ne u zgjuam shume vone, njelloj si te kishim harruar qe ndeshja fillonte ne 12:30, – ka shfryre trajneri i Romes.

Kane qene shume gabime, por gjithashtu ka qene aty edhe deshira per te bere mire dhe per te marre rezultat. Ne u kapem dy here dhe me pas u parakaluam, por ne fund arritem te shpetojme nje pike. Kemi bere shume gabime ne vleresimin e situatave ne mbrojtje, gabime nga te cilat e ke te sigurt qe do te pesosh gol.

Mbrojtja jone pesoi tre, por po aq pesoi edhe Bologna. Ne 25 minutat e fundit ne u munduam te krijojme dicka me shume dhe beme shume gabime ne pasime, por te pakten e kishim idene si te shkonim deri ne sulm.

Do t’i marrim te gjitha ndeshjet nje e nga nje. Kete fundjave kemi ngushtuar diferencen me Lazion me nje pike dhe kemi edhe 16 ndeshje deri ne fund. Ne duhet te luftojme per vendin e trete, i cili eshte ende i mundshem.” Trajneri eshte pyetur nese eshte i sigurt se do te mbylle sezonin ne krye te pankines se Romes dhe pergjigja e tij ishte: “Eshte nje pyetje idiote. Keni pare ndonje trajner qe eshte i sigurt? Une mund te them se jam ne dispozicion te klubit.”