|

“Zbutet” acari në Kosovë, priten reshje bore

Në gjithë Kosovën ka vazhduar edhe sot moti me temperatura të ulëta deri në minus 19 gradë Celsius.

Ndërsa njoftohet se rrugët magjistrale të gjitha janë të kalueshme, ato që lidhin fshatrat me qendrat urbane kalohen me vështirësi, ose janë edhe të pakalueshme.

Por, kudo po punohet që gjendja të normalizohet.  Po ashtu njoftohet se në Aeroportin e Prishtinës janë realizuar të gjitha fluturimet e parapara.

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Syl Tahirsyla, ka deklaruar se zhvillimet sinoptike në vend po karakterizohen me ndryshime, kryesisht me temperatura të ulëta, por të që nga sonte  do të nisin të rriten. “Të mërkurën mbrëma temperatura është regjistruar në minus 19 gradë Celsius, ndërsa gjatë mbrëmjes dhe natës ndërmjet të enjtes dhe të premtes ato do të lëvizin ndërmjet minus 14 gradë dhe minues 7 gradë” ka thënë Tahirsylaj. Sipas tij, gjatë ditëve në vijim do të ketë të reshura bore të intensitetit mesatar. “Te reshura do te këtë gjate gjithë fundjavës”, pohon Tahirsylaj.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës njoftojnë se gjatë ditës se enjte nuk ka pasur anulime dhe as vonesa në aterrimin dhe pranimin e avionëve. “Sa i përket fluturimeve të aeroplanëve gjatë të enjtes, gjithçka është realizuar sipas orarit të  paraparë”, i deklaroi ‘Kohës Ditore’ Altin Ahmeti zyrtar për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë se Kosovës Brahim Sadriu ka njoftuar se rrugët magjistrale, rajonale e urbane në të gjitha drejtimet janë të kalueshme, me përjashtim te vështirësive në segmentin rrugor në drejtim të kufirit Kosovë – Mali i Zi, ku aktualisht lejohen për qarkullim vetëm automjetet e vogla. Në gjithë Kosovën ka vazhduar edhe sot moti me temperatura të ulëta deri në minus 19 gradë Celsius. Ndërsa njoftohet se rrugët magjistrale të gjitha janë të kalueshme, ato që lidhin fshatrat me qendrat urbane kalohen me vështirësi, ose janë edhe të pakalueshme. Por, kudo po punohet që gjendja të normalizohet.  Po ashtu njoftohet se në Aeroportin e Prishtinës janë realizuar të gjitha fluturimet e parapara.

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Syl Tahirsyla, ka deklaruar se zhvillimet sinoptike në vend po karakterizohen me ndryshime, kryesisht me temperatura të ulëta, por të që nga sonte  do të nisin të rriten. “Të mërkurën mbrëma temperatura është regjistruar në minus 19 gradë Celsius, ndërsa gjatë mbrëmjes dhe natës ndërmjet të enjtes dhe të premtes ato do të lëvizin ndërmjet minus 14 gradë dhe minues 7 gradë” ka thënë Tahirsylaj. Sipas tij, gjatë ditëve në vijim do të ketë të reshura bore të intensitetit mesatar. “Te reshura do te këtë gjate gjithë fundjavës”, pohon Tahirsylaj.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës njoftojnë se gjatë ditës se enjte nuk ka pasur anulime dhe as vonesa në aterrimin dhe pranimin e avionëve. “Sa i përket fluturimeve të aeroplanëve gjatë të enjtes, gjithçka është realizuar sipas orarit të  paraparë”, i deklaroi ‘Kohës Ditore’ Altin Ahmeti zyrtar për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë se Kosovës Brahim Sadriu ka njoftuar se rrugët magjistrale, rajonale e urbane në të gjitha drejtimet janë të kalueshme, me përjashtim te vështirësive në segmentin rrugor në drejtim të kufirit Kosovë – Mali i Zi, ku aktualisht lejohen për qarkullim vetëm automjetet e vogla.

2 përgjigje për ““Zbutet” acari në Kosovë, priten reshje bore”

  1. rexhep says:

    jo kryesorja thaqat,qekat,limajt,e albina e mangupa tjere ta ken nxehte se populli eshte mesue me pague, kresorja ata ta ken nxehte se e kan clirue kosoven,kan hjek shume deri sa e kan clirue

  2. Pejoni says:

    hajt se ju vjen rendi te gjitheve edhe limes e thaqit e krejt qe kan vra njerz shiptar ne luft e kan me shku keta te ramushi atje e fal i koft evropes qe ne shlirun se keta gjaksa me ato propaganda hehehehhe kan luftu ne kleqk ty vra njerz shqiptar te pambrojtum!! pse nuk e minun ni kish ne peje apo deqan!? hehehehe o me tadiqin jon edhe Lima edhe THaqi

Komentoni