|

Zbulohet polici që po kultivonte marihuanë

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka zbuluar pjesëtarin e saj që po kultivonte lëndë narkotike “cannabis sativa” në tokën e tij në një fshat afër Prilepit.

Siç raporton Ina, polici, 36 vjeçar me inicialet G.N kishte mbjellë mbi 300 rrënjë të lëndës narkotike marihuanë. Sipas MPB-së, pjesëtari i policisë në bashkëpunim me kushëririn e tij po kultivonin drogën, që e kishin të shitur në tregun e zi.

Ndaj dy të ndaluarve janë ngritur kallëzime penale për “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike”, me ç`rast është shqiptuar edhe masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Gjatë muajve të fundit në disa raste janë zbuluar kultivues të lëndës narkotike “canabis sativa” në Maqedoninë Lindore.

Etiketa: , , ,

Komentoni