Zbulohet parcela me kanabis, asgjësohen 130 rrënjë

Zbulohet parcela me kanabis, asgjësohen 130 rrënjë

Zbulohet parcela me kanabis, asgjësohen 130 rrënjë Policia e Tepelenës, e cila prej ditësh vijon operacionin antikanabis për identifikimin dhe asgjësimin e zonave të kultivuara me bimë narkotike, ka bërë të mundur asgjësimin e një parcele me 130 rrënjë kanabis sativa.

Parcela u zbulua në vendin e quajtur Moçalet e Kananit në luginën e përroit të fshatit Dames, dhe mësohet se në pranga ka rënë 57-vjeçari Pajtim Kanani, nga fshati Dames Tepelenë.

Sipas burimeve nga policia, bimët narkotike kishin një gjatësi prej 2 metrash, ndërsa asgjësimi i tyre u krye me anë të djegies. Ndërkohë materialet në ngarkim të Kananit i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme.