Zbulohet nje liber ne gjuhen e vjeter shqipe me i hershem se Meshari

Zbulohet nje liber ne gjuhen e vjeter shqipe me i hershem se Meshari

Zbulohet nje liber ne gjuhen e vjeter shqipe me i hershem se MeshariJane perseri ata, austriaket, te dashuruarit e perjetshem me shqipen, qe kete radhe na befasojne me nje tjeter zbulim. Behet fjale per nje dokument qe mund te hedhe drite per shkrimin me te hershem te gjuhes shqipe.

Profesoret Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kane arritur te zbulojne nje dokument qe mendohet t’i perkase shekullit te XIV, ku shkruhet nje shqipe me germa latine.

Studimi ka si qellim zbulimin e ndikimit te gjuhes shqipe ne te gjithe gjuhet e rajonit, por edhe ne gjuhet e vdekura. Dy profesoret ne studimin e tyre kane arritur ne perfundimin se nje pjese e gjuheve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa me e madhe e gjuheve te Ballkanit, kane elemente te rendesishem te gjuhes shqipe. Fakti se nje pjese e foljeve kryesore te shqipes gjenden ne keto gjuhe, e verteton me se miri kete gje.

Dy profesoret kane paraqitur fleten e nje libri te Bibles qe dokumenton gjuhen shqipe te shkruar ne fillim te shekullit te XVI. Nese do te vertetohet origjinaliteti i ketij dokumenti, atehere kemi te bejme me nje liber me te hershem se “Meshari” i cili daton ne mes te shekullit te XVI. Zbulimi Nuk dihet nese kemi te bejme me nje zbulim te mirefillte shkencor apo jo. Dokumenti qe publikohet ne web-in zyrtar te Akademise se Shkencave te Austrise pretendon se behet fjale per shqipe te shkruar rreth shekullit XIV.

Percaktimi me i sakte i dates do te sherbente per te vertetuar nese “Meshari” i Gjon Buzukut eshte i pari liber i shkuar ne shqip apo me ne fund gjuhesia ka arritur te gjeje dokumente te tjere qe e vertetojne kete gje. Ne foto jepet fleta e nje libri fetar, i shkruar ne italisht dhe ne shqip. “Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Te parete tane print”, qe kuptohet. “Ligjerta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Even, prinderit tane te pare”.

Ne gjurmet e Joklit Dy profesoret austriake kane perdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit te shkences se Albanologjise, Norber Jokl. Jokl ka lindur ne 25 shkurt 1887 dhe eshte vrare nga nazistet ne maj 1942. Edhe pse me nje formim juridik, Jokl iu perkushtua gjuhesise dhe kryesisht studioi gjuhet indo-evropiane, gjuhet sllave dhe gjuhet romane. Nje vemendje te vecante i ka kushtuar gjuhes shqipe. Ne moshen 30-vjecare mesoi gjuhen shqipe. Eshte autor i librave “Studime mbi etimologjine dhe fjaleformimin e shqipes” dhe “Kerkime gjuhesore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

Dokumentet e hershme te shqipes Deri me sot tre cilesohen si dokumentet me te hershme te shqipes. Edhe pse gjithe gjuhetaret pranojne se shqipja duhet te jete shkruar shume kohe me pare, dokumenti i pare qe e deshmon kete eshte “Formula e pagezimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durresit, Pal Engjelli, gjate nje vizite ne dioqezen e Matit ne 8 nentor 1462. Dokumenti i dyte eshte fjalori i Von Harfit, i vitit 1497.

Dokumenti qe permban nje numer fjalesh dhe shprehjesh qe i duheshin udhetarit gjerman gjate kalimit te tij ne Shqiperi ne Durres dhe ne Ulqin. Te se njejtes rendesi, gjuhetaret rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit te Pashkes”. Nje dokument i shkruar ne greqisht, qe mendohet se i perket shekullit XV ose fillimit te shekullit XVI. Ky dokument perbehet nga 2 pjese te vogla Bible ne gjuhen shqipe, qe u gjeten ne nje doreshkrim greqisht te shekullit XIV. Por si dokumenti me i rendesishem deri me sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari liber ne gjuhen shqipe. “Meshari” i perket vitit 1555. Por te gjithe studiuesit jane te nje mendimi kur flasin per dokumentet me te hershme.

Kete e deshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, qe ka udhetuar ne Shqiperi. Ne nje relacion latinisht te vitit 1332, ai shkruan: “Sado qe shqiptaret kane nje gjuhe fare te ndryshme nga gjuha latine, prape ata kane ne perdorim edhe ne tere librat e tyre shkronjen latine”. Nje gje mund te thuhet me siguri: Nese dokumentet shqipe ekzistojne, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmone nga te huajt. Formula e Pagezimit 1462 Dokumenti i pare i vertetuar i shqipes i perket dates 8 nentor 1462.

Eshte shkruar nga Kryepeshkopi i Durresit, Pal Engjelli, gjate nje vizite ne dioqezen e Matit. Duke pare mangesite ne ushtrimin e fese, Pal Engjelli leshon nje qarkore latinisht, ku lejon qe ne kohe lufte femijet te pagezoheshin ne shqip. Formula eshte: “Un te pagezonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip . Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) Jane 26 fjale shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhetarit Arnold Fon Harfit ka nje rendesi te madhe per gjuhen shqipe, duke qene eshte i pari dokument i shprehjeve dhe numrave.

Fjalori eshte zbuluar ne vitin 1860, Fon Harvi udhetoi ne Durres dhe ne Ulqin. “Meshari” i Buzukut 1555 Eshte i pari liber i gjuhes shqipe qe eshte gjendur deri me sot. “Meshari” perbehej nga 110 flete ose 220 faqe. Origjinali i librit qe ka arritur te gjendet perbehet nga 94 flete. Libri eshte kishtar dhe eshte shkruar ne gjuhen latine, ka 154 000 fjale. Eshte ne dialekt verior dhe origjinali gjendet ne Arkivat e Vatikanit.