Zbulohet materia e cila parandalon mpiksjet e gjakut
Kimikati rutin, i cili gjendet në molla, qepë dhe portokaj mund të parandalojë mpiksjet e gjakut të cilat shkaktojnë sulmin në zemër dhe tru.
Shkencëtarët nga Harvardi besojnë se si rutina, materia e cila gjendet në çajin e zi dhe të gjelbër shumë shpejt mund të fillojë të përdoret edhe në praktikë.
Në hulumtimet e veta kanë zbuluar se si rutina ndihmon të bllokohet enzima potencialisht e rrezikshme, proteina disulfid izomeraza. Ajo shumë shpejt lirohet kur ndodh mpiksja e gjakut në artere dhe vena.
“Mpiksjet krijohen dhe në vena dhe artere dhe janë të tipit tjetër. Hulumtimet tona kanë dëshmuar se si rutini më mirë se të gjitha kimikatet e testuara ndihmon në eliminimin e të gjitha llojeve të mpiksjeve”, ka thëne Robert Flaumenhaft, profesor i mjekësisë në Harvard.