Zbulohet ilaçi për leukeminë?

Zbulohet ilaçi për leukeminë?

Zbulohet ilaçi për leukeminë?Deri tani leukemia është konsideruar si pothuajse sëmundje e pashërueshme, nga e cila në vit sëmuret 1.4 për qind e popullatës botërore, por trajtimi më i ri përdor pjesë të sistemit të imunitetit të pacientit, në mënyrë që kjo sëmundje të kalohet shpejt dhe atë me sukses prej 88 për qind.

Studimi shkencor i ekipit nga Nju-Jorku është publikuar në zhurnalin ‘Science Translation Medicine’, ndërsa ka zbuluar që nga 16 njerëz të sëmurë nga leukemia akute limfoblastike me sukses janë shëruar 14 pjesëmarrës të studimit.

Pacienti i parë që e kanë shëruar me sukses me “ilaç të gjallë” tashmë për më se dy vjet nuk ka asnjë gjurmë të leukemisë dhe jeton dhe punon në mënyrë normale. Udhëheqësi i studimit, Dr. Renier Brentjens, nga reparti për terapi qelizore në spitalin ‘Memorial Sloan Kettering Centre’ në Nju-Jork, mendon se ky është vetëm fillimi i shërimit të suksesshëm të leukemisë.

Procesi i shërimit fillon me ndarjen e limfociteve T nga palca e eshtrave të pacientit. Këto qeliza luajnë rol të rëndësishëm në punën e sistemit të imunitetit, e pas izolimit të limfociteve T mjekët në mënyrë gjenetike i ndryshojnë për t’u përqendruar në luftën kundër kancerit të gjakut. Pas kësaj pacientët pranojnë doza të ilaçit personal të gjallë deri në momentin kur leukemia zhduket nga organizmi.