Zbulohen në Prespë piktura të neolitit

Zbulohen në Prespë piktura të neolitit

Zbulohen në zonën e Prespës 27 piktura murale, që datojnë rreth 7 mijë vite p.e.s., pra në periudhën e neolitit të hershëm dhe vërtetojnë se kjo zonë ka qenë e banuar prehistorikisht.

Vizatimet mijëravjeçare janë zbuluar në shpellën e Maricës, në bregshkëmbin e Prespës, nga një grup arkeologësh shqiptaro-grekë, që për të katërtin vit kanë ndërmarrë ekspeditë arkeologjike me qëllim zbulimin e vendbanimeve të hershme apo gjurmëve që mund të gjenden nga njerëzit prehistorikë.

Petrika Lera, njëri prej arkeologëve të ekipit shqiptar, thotë se si rezultat i formacioneve kalkare janë krijuar guva dhe streha shkëmbore, ku njëra prej tyre paraqet mjaft interes, sepse në të janë vizatuar mjaft figura me bojë të kuqe.

Figurat paraqesin skema njerëzore të skematizuara kryqi, paraqesin kafshë të ndryshme apo kryqe të brendashkruar.